Manchester City ka barazuar 1-1 në fushën e Aston Villa-s, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit anglez të futbollit.

Një ndalesë e papritur për skuadrën e Pep Guardiola-s, që tani rrezikon të shikojë Arsenal-in të largohet akoma më shumë në rast se Topçinjtë do të fitojnë nesër kundër Manchester United.

VIDEO – GOLI I HAALAND – VIDEO

Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Villa Park është dominuar nga kampionët në fuqi të Anglisë, por vendasit kanë arritur të “vjedhin” një pikë.

Pas 45 minutave të para të mbyllura në barazim, ka qenë i përhershmi Haaland që ka zhbllokuar takimin duke kaluar në avantazh City-n në minutën e 50-të.

VIDEO – GOLI I BAILEY – VIDEO

Norvegjezi ka realizuar 10 gola në gjashtë ndeshje të luajtura në këtë sezon të Premier League, më shpejt se çdo lojtar tjetër që ka arritur të shënojë 10 ose më shumë gola në kampionatin anglez.

Megjithatë, skuadra e Steven Gerrard ka arritur të përgjigjet dhe ka gjetur barazimin me një gol shumë të bukur të talentit Bailey, i cili ka fiksuar shifrat në 1-1.