Regjisori i njohur Bjordi Mezini ishte i eliminuari i mbrëmjes së sotme. Mes Efit, Armaldos, Teas e Bjordit, publiku zgjodhi që ky i fundit të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP. Bileta e tij e kthimit ishte vetëm vajtje, teksa Bjordi pati mundësinë të jepte edhe deklaratën e tij të parë në studio pas eliminimit.

Duke qeshur, ai tha se e ka shijuar shumë këtë eksperiencë, ndërsa theksoi se do e provojë sërish te Big Brother VIP 3. “E shijova, por mbase nuk ishte edicioni im. Do e provoj te Big Brother VIP 3.

Aty brenda është 200 përqind ndryshe. Nuk e di pse. Mendoja se mund të ndikoja pozitivisht aty, por kishte shumë tension. Është edicion shumë i fortë dhe interesant. Kam qenë  shumë i ngarkuar dhe nuk e kam më atë fuqinë që kam patur.

Tea e rivlerësova, e pash ndryshe brenda. E pash lojtare të fortë dhe të matur. Të gjithë janë shumë ndryshe. Nuk e keni idenë sesi është aty brenda. Ka një tension të padukshëm që i shtyn njerëzit të luajnë”- tha Bjordi.