Një mjek shqiptar, i ndodhur në Gjermani ka bërë xhiron e mediave me deklararën e tij. Mjeku Liri Peposhi ka thënë se rroga e një psikiatri-psikioterapeuti, shkon nga 15.000-20.000€ ndërsa ajo e një specialisti 6000€.

“Një specialist fillon diku me 6 mijë euro bruto në muaj, por me taksa, prej 6 mijë mbesin diku 3 mijë e 500 euro.

Pjesa që mbetet pastaj ka shumë shpenzime tjera, edhe shpenzimet e specializimit kushtojnë mjaft shumë.

Në rastin tim, psikiatër-psikioterapeut, përfshin 15 deri në 20 mijë euro, varësisht cilën pjesë e merr përsipër klinika me e pagu”, deklaroi fillimisht Peposhi.

“Ia vlen sa i përket specializimit, domethënë me u mësu me metoda të reja, më mësu zhvillimin modern të mjekësisë, mirëpo pjesa e rrogës, është e mirë, nuk është e keqe.

Mirëpo puna është shumë intenzive, orari është zyrtarisht deri në ora 5, por janë shumë të rrallë ata mjekë që e kryjnë punën në ora 5”,-tha ai ndër të tjera.