Një hacker ka arritur të hyjë në sistemin hidrik të qytetit të Oldsmar, në Florida (Amerikë) ditën e premte dhe është përpjekur të derdhë në sistemin e trajtimit të ujit një sisi të madhe të sodës kaustike. Ai që ka ndalur katastrofën ka qenë një punëtor, që ka vënë re atë që po ndodhte dhe ka lajmëruar autoritetet.

Soda kaustike përdoret në sistemin hidrik për të kontrolluar aciditetin, por përdorimi i saj në sasi të mëdha mund të shkaktojë dëme të mëdha në shëndet, për shkak të helmimit. Policia po heton për këtë ngjarje, por nuk dihet nëse hacker ka vepruar nga brenda apo jashtë Amerikës.

Punëtori që zbuloi gjithçka, fillimisht kujtoi se në sistem kushte hyrë shefi i tij. kur pa se sasia e sodës kaustike ishte rritur nga 100 pjesë për milionë në 11.100 pjesë për milionëk, kuptoi se diçka po shkonte keq. Ai ndërhyri menjëherë në sistem dhe uli nivelin e sodës kaustike në sistemin hidrik të qytetit më 15 mijë banorë.