Ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, Fisnik Syla, ka rënë pre e një grabitje ditën e djeshme. Këtë lajm, e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Instagram”.
Fisnik Syla tregoi se grabitësit, kanë arritur të marrin nga shtëpia e tij, shumën prej 8 mijë eurosh.
“O hajna amatera, keni vjedh 8000 euro ne villen time, nuk keni dit me hy ne bunker aty ku i kam milionat, kështu qe hallall ju qofte.
E keni pagu shtrejt ket vjedhje..”, shkroi në mbishkrimin e postimit Fisnik Syla. Kujtojmë që ky i fundit është ndarë me këngëtaren Fjolla Morina dhe flitet se është në një lidhje dashurie me moderatoren Ester Bylyku.