Disa hakera nga Koreja e Veriut janë përpjekur të hyjnë në sistemin informative të Pfizer, për të mbledhur të dhëna nga gjiganti amerikan farmaceutik, në lidhje me vaksinën dhe mjekimin ndaj Covid-19.

Lajmin e konfirmuan mediat e Koresë së Jugut, që i referohen burimeve inteligjente te këtij vendi, NIS. Deputeti i parlamentit koreano-jugor, Ha Tae-keung, tha se Koreja e Veriut është përpjekur të marrë informacione në lidhje me teknologjinë e prodhimit të vaksinës anti-Covid të Pfizer.

Jo vetëmn kaq, por ata janë përpjekur të sigurojnë informacione edhe në lidhje me kurimin e kësaj sëmundje, duke kryer një sulm kibernetik në rrjetin e Pfizer, por pa sukses.