Nuk ka nisur ashtu si duhet aventura e Ancelottit te Real Madrid. Përveç se merkato ka ngecur (pa u shitur ose larguar lojtarë, nuk vjen askush) tashmë është dëmtimi i titullarit dhe liderit.

Real Madrid ka njoftuar se një nga lojtarët kryesorë të tyre, gjermani Toni Kroos, nuk po stërvitet.

Mesfushori, sikurse klubi madrilen shkruan, ka pubalgji. Koha e rikuperimit të tij nuk bëhet e ditur ende, duke qenë se shpesh pubalgjia ka kohëzgjatje që ndryshojnë në bazë të trupit dhe nuk janë rikuperime fikse.

Kroos është një nga lojtarët kryesorë të Real Madrid dhe ky nuk është një lajm i mirë për trajnerin Ancelotti.

Edhe sezonin e shkuar te Real Madrid ka pasur probleme të shumta me dëmtimet dhe shpresohet që mos të përsëritet e njëjta situatë.