Nëse doni të humbni peshë, duhet të hiqni dorë edhe nga disa zakone shumë të dëmshme që shpesh i bëjmë edhe pa vetëdije. Për shembull, ngrënia e vaktit të fundit në darkë është një zakon që duhet përmirësuar nga të gjithë ata që dëshirojnë të humbin peshë.

E sipas studimeve, duhet që vakti i darkës të hahet para orës 8, madje më e mira është të konsumohet në orën 6 të darkës, pasi në këtë mënyrë rrisni edhe shanset për të larguar kilogramët që ju mundojnë.

Ajo që kanë rekomanduar studiuesit dhe nutricionistët është të hani 2 orë para gjumit, që të mos keni probleme me stomakun dhe tretjen.

Por, mos bëni gjithashtu gabimin që të hiqni dorë nga darka, pasi nuk do të flini të qetë nga uria. Por nëse hani vonë, gjasat që të shtoni në peshë janë të mëdha, pasi ushqimi nuk do të tretet në stomakun tuaj.

Mundohuni të konsumoni një vakt darke pa karbohidrate, por të lehtë dhe të pasur me perime e proteina. Karbohidratet kanë energji, për të cilat nuk keni nevojë përpara se të shkoni në shtrat.