Një nga frutat më të mira të stinës së vjeshtës pa dyshim që është shega. Jo vetëm në shije, por edhe për vlerat ushqyese që ka, duke nisur nga fibrat, vitamina C dhe vitamina K.

Mjekët rekomandojnë që ky frut duhet konsumuar çdo ditë për disa arsye shumë kryesore.

Fillimisht, shega është një frut tejet ushqyes, që përmban shumë pak kalori, proteina, fibra, karbohidrate dhe yndyrë.

Shegët veprojnë si antioksidues shumë i mirë. Ky frut ka në përbërje të tij jo vetëm vitaminë C, por edhe disa substanca të tjera siç është acidi punik që është shumë i dobishëm në trajtimin e diabetit, obezitetit dhe sindromës metabolike.

Gjithashtu, shega ndihmon edhe në trajtimin e kancerit, pasi vetë ky frut dhe lëngu i tij parandalojnë rritjen e qelizave kancerogjene në prostatë, mushkëri, zorrë, lëkurë dhe gji.

Fruti i shegës është shumë i shëndetshëm edhe për zemrën, pasi duke qenë se ka shumë antioksidantë, këto parandalojnë mbledhjen e depozitave yndyrore rreth arterieve, si dhe ul presionin e gjakut.