Ju kujtohet “Cry Baby”, një film kult i viteve ’90 me Johnny Depp simpatik, hipur mbi një “Harley Davidson” të vitit 1955, Model K? Pikërisht ajo motoçikletë sapo është nxjerrë në shitje, pas fitores së gjyqit (padisë për shpifje) kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.
Bukuria dhe eleganca rebele me dy rrota mund të bëhet i cilitdo, që ofron më shumë në këtë ankand. Nuk po flasim për Jonny Depp, por për motoçikletën e përdorur prej tij në filmin “Cry Baby”.
Ky suvenir i çmuar do të dalë në shitje më 25 qershor në “Kruse GWX Auctions” dhe çmimi bazë pritet të jetë 250.000 dollarë. Për ata që nuk mund ta përballojnë këtë model koleksionist, ka ende një mënyrë për ta shijuar atë.
Aktualisht, në fakt, “Harley” është ekspozuar në muzeun e Branson, në shtetin amerikan të Misurit, ku do të qëndrojë deri në ditën e ankandit.
Divorci – Një burrë nga Arabia Saudite ka shprehur dëshirë të martohet me Amber Heard, pasi aktorja humbi procesin gjyqësor ndaj ish-bashkëshortit Johnny Depp. Përmes një mesazhi zanor të dërguar në profilin e saj zyrtar në Instagram, ai i premton aktores se do t’ia mbushë jetën me gëzim dhe lumturi.
“Amber, meqenëse të gjitha dyert të janë mbyllur, nuk ke njeri tjetër përveç meje që të kujdeset për ty. Vura re që disa njerëz të urrejnë dhe të ngacmojnë, ndaj vendosa të martohem me ty. Zoti na bekoftë. Ti je begati, por njerëzit nuk të vlerësojnë. Unë jam më i mirë se ai plaku”, – është shprehur sauditi.
Pas publikimit, mesazhi zanor u bë viral në rrjetet sociale duke mbledhur rreth 100.000 dëgjime për vetëm disa orë. Kujtojmë që pak ditë më parë, Depp fitoi gjyqin për shpifje kundër Amber dhe pritet të marrë një dëmshpërblim në shumën prej 15 milionë dollarësh.
Amber Heard ka reaguar pas vendimit të gjykatës, ku Johnny Depp triumfoi kundër saj. 36-vjeçarja e përshkroi vendimin si një hap mbrapa për gratë në epokën pas #MeToo. Ajo u shpreh tepër e zhgënjyer që provat nuk ishin të mjaftueshme:
“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej asaj që mund të përshkruaj me fjalë. Ndihem zemërthyer që mali i provave nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Unë jam edhe më e zhgënjyer për atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”.