Të gjithë kemi dëshirë që të marrim ngjyrë gjatë stinës së verës. Por për shkak të rrezeve të forta të diellit, që janë shumë të dëmshme për trupin tonë, na duhet të përdorim edhe kremin kundër diellit.

Në fakt, për të mbrojtur shëndetin tonë, përdorimi i tij është shumë i rëndësishëm, jo vetëm gjatë kësaj periudhe, por përgjatë gjithë vitit. Mospërdorimi i tij mund të na bëjë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të lëkurës ose plakjes së parakohshme të lëkurës.

Një nga doktoreshat më të njohura në botë, Dr. Jackie Ëalters ka dhënë këshillat e saj mbi përdorimin e kremit të diellit, se si njerëzit mos të harrojnë ta vendosin.

Ajo tregon eksperiencën e saj personale, duke shpjeguar se vendos fondatinë sipër kremit të diellit, duke e lidhur kështu këtë të fundit me përdorimin e make up-it, si një zakon i përditshëm.

Mund të mos jetë make up-i shpjegon ajo, por mund të jetë një send tjetër i përditshëm, si një çelës makine, apo mund të jetë parfumi a telefoni. Kështu, askush nga ne nuk do të harrojë të vendosë kremin e diellit.

Sipas shkencës, kremi i diellit nuk duhet vendosur vetëm në fytyrë, por në të gjitha pjesët e trupit.