Duka dhe Dukesha e Sussex janë shfaqur të bukur dhe të dashuruar të dielën gjatë një truneu poloje në Santa Barbara.

Meghan, mahnitëse me një këmishë a pois bardhezi dhe një kapelë të gjerë në kokë, është ngjitur në skenë për dhënien e çmimit.

Ka buzëqeshur dhe ka puthur në faqe disa lojtarë të skuadrës Los Padres dhe kur ka ardhur radha e Harry-t, i ka dhënë një puthje në buzë duke i lënë shenjën e buzëkuqit.

Më pas, e ka marrë burrin dhe ka provuar t’ia pastrojë shenjën me një gisht. Shfaqja e përzemërt është kapur nga video dhe fotografi që po bëjn xhiro e botës.