Aktori i njohur me famë botërore, Daniel Radcliffe është bërë baba për herë të parë. Ylli i filmave “Harry Potter” ka mirëpritur fëmijën e tij të parë me partneren, Erin Darke.

Daily Mail siguroi fotot e para të yllit 33-vjeçar ndërsa ai shëtit nëpër Nju Jork me fëmijën e tij. Në foto, aktori shihet i veshur sportiv, duke shtyrë karrocën e foshnjës në qendër të qytetit.

Çifti janë bashkë prej thuajse 10 vitesh, konkretisht që nga viti 2012. Një burim i afërt i tyre ka folur së fundmi për Mirror dhe ka ndarë ndjenjat e dyshes për ardhjen e fëmijës së tyre në jetë:

“Ata janë absolutisht të emocionuar. Ata u kanë thënë familjeve dhe miqve të tyre se është një kohë tepër emocionuese.”- ka thënë burimi i afërt pranë çiftit.