Princit Harry iu desh të nxirrte një shumë astronomike nga xhepi i tij për të qenë afër gjyshes së tij, në momentet e fundit të jetës së Mbretëreshës Elizabeth.

Princi pagoi 30,000 sterlina (rreth 33,700 euro) për një avion privat i cili ishte i padobishëm. Në fakt, kur ai zbarkoi ishte tepër vonë: Madhëria e saj kishte ndërruar jetë tashmë.

Prapaskena të reja kanë dalë në atë ditë fatale, 8 shtator, kur Elizabeth II u nda nga jeta. Është mësuar se Harry u grind në telefon me babanë e tij Charles, pasi ky i fundit e kishte ndaluar të merrte Meghan Markle me vete në Kalanë Balmoral, duke e quajtur atë një “person të padëshiruar” dhe praninë e saj “të papërshtatshme”.

Sherri i furishëm ishte fatal për Harry-n, i cili humbi avionin në të cilin ndodheshin William, Andrea dhe Edoardo dhe u detyrua të merrte me qira një avion privat që i kushtoi 30 mijë sterlina.

Vonesa e pengoi atë të shihte mbretëreshën gjallë për herë të fundit. Në fakt, Princi mësoi për vdekjen e saj teksa po fluturonte, përmes një mesazhi.

Kur Harry zbarkoi, kamerat e kapën me zymtësi teksa fërkonte sytë, pothuajse duke fshirë lotët. Natyrisht, Charels nuk ka ndërmend t’i rimbursojë djalit të tij të dytë shumën që pagoi për avionin.