Eden Hazard ka dëshirë të kthehet protagonist.

Belgu nuk ka arritur akoma të tregojë gjithë vlerën e tij te Real Madrid dhe të kthehet në nivelet e Chelsea-t.

Në një intervistë të dhënë për RTBF, ai ka folur për disa kolegë dhe disa ishuj:

“Nëse duhej t’i vidhja diçka dikujt? Do të merrja të majtën e Messi-t. Urinë për fitore të Cristiano Ronaldo-s dhe klasin e Zidane. Ajo është unike në llojin e saj”.

“Nëse duhej të flas për një lojtar të cilin nuk e kam takuar kurrë dhe me të cilin do të më pëlqente të punoja një ditë është padyshim Riquelme”.

“Kam parë të gjithë videot e tij kur isha më i ri dhe duhet të them se do të më pëlqente ta takoja në një fushë ose thjesht të flisja me të. Do të ishte fantastike”.