Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është treguar shumë e fshehtë sa i përket jetës private, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet sentimentale.

Por sot, këngëtarja surprizoi ndjekësit me postimin që ka bërë, pasi publikoi një foto ku shihej në momente intime me partnerin e saj.

Pas komenteve që ka marrë, ka ardhur dhe një reagim nga Enca Haxhia, e cila shkruan: “ Nga replikat tuaja në story e mëparshëm kuptova që: doni ta mbani hundën kudo përveçse në punët tuaja!

Mezi po prisni të më shihni të fejuar/martuar, jeni super racista dhe mendoni që vini nga gjak mbretëror.

“E paske kap sheikun e”, “hë pra ja ke ngelë me arab”, “hë pra se bën sikur ikën dhe paguan pushimet vet”, ka shkruar Enca në rrjetin socialin Instagram.