Kalojnë vitet, por Heidi Klum mbetet më e bukur se kurrë. Në prag të 50 viteve, top modelja gjermane ka akoma një fizik të jashtëzakonshëm.

Sekreti i bukurisë së ish-të dashurës së Fabio Briatore-s? “Pi gjakun e burrit tim”, ka thënë Klum duke iu referuar burrit të tretë, kitaristi i Tokio Hotel, Tom Kaulitz.

“Thith gjakun e tij të ri, si një vampir”, ka shtuar Klum duke thkesuar se martesa e saj me burrin e tretë po shkon shumë mirë.

“Jam një person i lumtur. Për herën e parë kam një partner me të cilin mund të flas për gjithçka. Dikë me të cilin të ndaj detyrat që ne të gjithë kemi në jetën tonë.

“Më parë isha vetëm në gjithçka. Për herën e parë në jetën time mund të provoj se çfarë do të thotë të kesh me të vërtetë një partner”, ka thënë Heidi.

Modelja e njohur ka qenë e martuar në të kaluarën me hair stylist Ric Pipino dhe me këngëtarin Seal. Ka katër fëmijë: vajza e madhe Leni ka lindur nga lidhja e shkurtër me Briatore-n.