Njeriu i ndeshjes për Chelsean ishte padyshim Mason Mount, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme. Anglezi shënoi golin e parë në fitoren 0-2 ndaj Portos dhe pas sfidës foli për mediat. Ai u shpreh se kundërshtari ishte shumë i fortë dhe se Chelsea e pati të vështirë.

“E dinim që do të kishim një ndeshje të vështirë, por për fatin tonë morëm një fitore me rëndësi të madhe. Gjithsesi, kemi kryer vetëm gjysmën e punës dhe ende asgjë nuk ka mbaruar.

Kemi dhe një ndeshje tjetër ndaj tyre dhe na duhet të japim gjithçka nga vetja jonë përsëri. Goli? Ishte një pasim i bukur nga Jorginho. Gjithmonë mundohem të punoj për të përmirësuar finalizimin tim dhe sot kjo gjë më ndihmoi. Jam shumë i lumtur”, përfundoi Mount.