Çdo ndryshim duhet të nisë nga vetja, e më pas duhet të kërkojmë edhe nga të tjerët. Kjo nuk thuhet nga persona dosido, por kjo gjë thuhet nga psikologët, të cilët edhe rekomandojnë t’i themi disa gjërave jo në rast se duam të ndryshojmë.

Psikologët rekomandojnë mos të ankohemi sepse kështu ‘mësohemi’ të jemi viktimë, që më pas nisim e gjejmë gjithmonë një fajtor te të tjerët për atë që na ndodh dhe nuk marrim përgjegjësi për veprimet tona. Sa më shumë të ankohemk, aq më shumë mësohemi me këtë pozicion. Një njeri duhet të jetë përgjegjës për jetën e tij.

Së dyti, nuk mund të justifikohemi dot para të gjithëve. Çfarëdo që të themi ne, ka disa njerëz që nuk do të na besojnë dhe do të na bindin përmes argumenteve se pse i përmbahen mendimeve të tyre. Ne nuk kemi pse përshtatemi me të gjithë dhe nuk është e nevojshme të kënaqemi me të gjithë.

Edhe pse rrethohemi nga njerëz të ndryshëm, mes të cilëve ka njerëz të pandershëm e të padenjë, si edhe njerëz që udhëhiqen nga motive që ne nuk i kuptojmë, duhet të kuptojmë që secili ka të drejtë ta jetojë jetën siç dëshiron. Mirë është të përqendrohemi më shumë tek vetja, shqetësimet dhe problemet tona, dhe më pak të merreni me jetën e të tjerëve.