Edhe pse nuk është në dëshirën tonë, ne shpeshherë e ngarkojmë veten tonë me informacione të panevojshme, duke krijuar kështu edhe disa zakone të këqija. Disa zakone që ngarkohemi më kot dhe prej të cilave, në fakt duhet të heqim sa më shpejt dorë, për të pastruar mendjen tonë. Por cilat janë këto zakone?

Ndjekja e përsosmërisë – Duhet të fiksoni në mendjen tuaj se nuk ekziston përsosmëria dhe asgjë nuk është e përsosur. Mos harxhoni kohë për të arritur atë që nuk mund ta arrini, por duhet të nisni të pranoni veten për atë që jeni. Përpiquni të përmirësoheni sa më shumë në fushat që ju interesojnë dhe kështu do të keni një zakon më pak për të ndjekur.

Pritshmëritë që kemi – A mendoni se keni gjë të garantuar në jetë? Edhe nëse keni lindur të pasur dhe keni një jetë disi të sigurt nga ana materiale, njeriu nuk e ka jetën të sigurt. Shumë prej nesh mund të arrijnë objektivat që i kemi vendosur vetes. Disa mund t’i arrijnë për pak kohë, disave u duhen shumë kohë, por ashtu sikurse ndërtojmë gjithçka, ashtu edhe gjithçka mund të shembet pa e pasur fajin ne. Kështu që për të qenë të suksesshëm e të lumtur, duhet të jemi sa më fleksibël dhe ta pranojmë të ardhmen ashtu siç është.

Imazhet negative për veten – Duhet të keni parasysh të shmangni opinionet që të tjerët kanë për ju. Qoftë edhe komplimentet ndonjëherë, pasi në një ditë tjetër mund t’ju kthehen në të kundërtën. Vlerësoni sa më shumë veten, ju nuk jeni aspak të pavlerë dhe nuk duhet ta ndëshkoni veten se dikush ju vuri një epitet që ju nuk e meritoni. Jeni ju ato ata që vendosni për veten tuaj dhe nëse diçka nuk ju pëlqen te vetja, ndryshojeni.

Justifikimet – Secili prej nesh, kur i duhet të bëjë diçka, sigurisht që bën më të mirën e mundshme. Zakonisht, pas një veprimi të rëndësishëm dhe kur shohm se gjërat nuk shkojnë aq mirë se sa e kishim menduar, ne fajësojmë veten se mund ta kishim bërë më mirë. Por, mos e bëni më. Ndoshta, në atë moment, aq mundësi kemi për të bërë diçka. Duhet të pranojmë atë që ka ndodhur dhe të mësojmë prej saj.