Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu ka ndarë ditën e sotme një histori vërtetë të veçantë e tejet frymëzuese për këdo që e lexon.

Përmes një postimi në rrjete sociale, në një nga udhëtimet e tij, Fevziu ka takuar një shqiptar në aeroportin e Belfastit, duke rrëfyer në pak rreshta historinë e tij të suksesit në tokën e huaj.

Shqiptari, i cili ishte veshur si një pastrues dyshemeje dhe po pastronte, e kishte ftuar gazetarin për një kafe. Edhe pse Blendi fillimisht kishte insistuar për jo, edhe për faktin se kafenetë ishin të mbyllura, ka mbetur ‘gojëhapur’ kur ka mësuar se pastruesi i dyshemesë ishte në fakt pronar i tyre.

Kjo histori duket se i ka pëlqyer dhe ka frymëzuar shumë njerëz, ndër to edhe moderatoren Arbana Osmani, e cila e ka ndarë këtë histori në Instagram-in e saj, duke e shoqëruar me tekstin “Frymëzimi i ditës”.

Më poshtë lexoni edhe historinë e plotë të shkruar nga Blendi Fevziu në rrjetet e tij sociale, shoqëruar edhe me një foto të shqiptarit të suksesshëm jashtë trojeve tona: