Programi i mëngjesit në “Tv Klan”, “Aldo Morning Show” ka ardhur i formatuar këtë vit të ri, teksa shumë shqiptarë lidhen përmes videos direkt me moderatorin e emisionit ku diskutojnë për tema të ndryshme

Një 83-vjeçar ka telefonuar ditën e sotme dhe ka treguar historinë e tij të trishtë se si vuajti burgun për 24 vite për shkak se e spiunuan shokët dhe kushërinjtë e tij. Arsyeja kryesore se përse ai u burgos ishte sepse Ylberi shkruante poezi teksa ai ishte vuante fillimisht internimin në Korçë.

Më poshtë, një pjesë e intervistës e shkëputur nga emisioni “Aldo Morning Show” në Tv Klan:

Ylberi: Isha në internim së bashku me familjen në një fshat malor të Korçës.

Aldo: Për çfarë u internove ti?

Ylberi: Aty shpërtheva dhe brengat e mia, emocionet, i ktheja në vargje dhe këto ia tregova një të internuari tjetër e më denoncuan sepse e kishin ndërgjegjen e pastër komuniste. Bëra 8 vite burg në Spaç, jam një nga ata pjesëmarrësit e revoltës së Spaçit. Pasi u lirova më internuan prapë, bëra 14 vite të tjera familjarisht në Vithkuq. Hapa dosjen edhe veç të tjerëve më dalin nja 10-12 veta me pseudonime dhe m’i dhanë këto vite dënim nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve.

Aldo: Nga fisi, nga njerëzit e tu të kishin spiunuar apo vetëm shokët?

Ylberi: Shokët dhe kushërinjtë, njerëzit e afërt se unë nuk bisedoja me sekretarin e partisë.

Aldo: Edhe kushëriri?

Ylberi: Po edhe kushëriri.