Dy kajakerë kapën në kamera momentin e tmerrshëm kur shoku i tyre u sulmua nga një krokodil gjigant. Në vitin 2010, amerikanët Chris Korbulic dhe Ben Stookesberry po kalonin me varaka në lumin “Lukuga” të Kongos me Hendri Coetzee, kur ai u hoq nga anija e tij dhe nuk u pa më kurrë.

Korbulic shpjegoi në atë kohë: “I hodha një vështrim dhe vetëm në periferi pashë krokodilin të dilte nga uji dhe ai u ngjit në anën e majtë të Hendrit, në shpatullën e majtë me gojën e tij…”

Të tre burrat ishin kajakerë dhe Korbulic dhe Stookesberry ishin bashkuar me Coetzee për të qenë njerëzit e parë ndonjëherë që do të lundronin në ujërat të lumit “Lukuga”.

Ata kishin bërë kajak në një grup të lidhur ngushtë në mënyrë që të shmangnin sulmet e hipopotamëve dhe krokodileve, dhe ishin vetëm pak metra larg njëri-tjetrit kur krokodili sulmoi mikun e tyre.

Korbulic tha per “Associated Press” në vitin 2010: “Krokodili sapo e tërhoqi atë nën ujë. Unë mendoj se ne të dy ishim në tronditje dhe mosbesim të plotë dhe absolutisht të tmerruar nga ajo që sapo kishte ndodhur…”

Coetzee u sulmua nga krokodili më 7 dhjetor, kur të tre burrat po kalonin në një zonë uji afërsisht 100 metra të gjerë, me Coetzee në qendër, Stookesberry përpara në të majtë dhe Korbulic vetëm pak pas tij.

Kur anija e Coetzee u përmbys, Stookesberry dhe Korbulic e panë atë të dridhej për 20 sekonda ndërsa krokodili e nxorri Coetzee nga kabina.

Duke e kuptuar se nuk ishin në gjendje të ndihmonin, dy amerikanët u nisën me shpejtësi në drejtim të rrymës drejt një fshati. Menjëherë pas sulmit, varka e Coetzee kaloi pranë dhe u tërhoq në breg nga fshatarët. Nuk kishte me shumë sa një gërvishtje e vogel në kajak (varka e tyre).

Trupi i Coetzee nuk është gjetur kurrë dhe ai supozohet i vdekur. Në vitin 2013, historia e vdekjes së Coetzee u tregua në dokumentarin e “National Geographic”, i titulluar “Man-Eater of The Congo” (Krokodili nga Kongo qe ha njerez).

Jane publikuar gjithashtu edje pamjet e momentit kur Coetzee u sulmua nga krokodili. Megjithatë, momenti i saktë kur krokodili sulmoi, nuk tregohet ne video…