Ajo e Anneliese Michel është një nga historitë më shqetësuese të shekullit të njëzetë. Vajza, e lindur në Leiblfing (Gjermani) në vitin 1952, iu nënshtrua 67 yshtjeve mes viteve 1975 dhe 1976, viti në të cilin ajo vdiq.

Shkaku i vdekjes ishte kequshqyerja ekstreme, historia padyshim ngjalli protesta të mëdha mediatike, si në Gjermani ashtu edhe në pjesën tjetër të botës.

Anneliese Michel vinte nga një familje thellësisht katolike, historia e saj ndryshoi përgjithmonë praktikën e ekzorcizmit brenda Kishës në Gjermani. Kjo histori, e njohur si ekzorcizmi i Klingenberg, ka frymëzuar disa filma dhe dokumentarë.

Që nga fëmijëria Anneliese vuajti nga probleme të ndryshme shëndetësore, duke treguar pak rezistencë ndaj sëmundjeve. Ajo u cilësua si një fëmijë miqësor, por në të njëjtën kohë serioze dhe introverte. Në vitin 1968 ajo filloi të vuante nga epilepsia, pastaj u sëmur nga pneumonia dhe tuberkulozi.

Ajo u shtrua në një sanatorium nga marsi deri në gusht 1970, ku pati disa kriza epileptike. Pikërisht në këtë strukturë, sipas rrëfimeve të kohës, ajo filloi të kishte halucinacionet e para dëgjimore dhe vizionet demonike. Me t’u kthyer nga sanatoriumi, e reja filloi të vuante nga depresioni, duke u izoluar nga pjesa tjetër e botës.

Ajo vazhdoi të kishte halucinacione dhe në shtator 1973 ia përshkroi ato edhe një mjeku, i cili diagnostikoi psikozën paranojake.

Me gjithë problemet mendore, në vitin 1975 ajo dha provimin për t’u bërë mësuese e fesë katolike. Filloi të merrte barna psikiatrike, por nuk është e qartë nëse i kishte marrë ato si duhet.

Duke filluar nga korriku i vitit 1975, familja e Anneliese Michel vendosi të përpiqej ta “shëronte” me yshtje, një praktikë që ekziston ende, edhe në Itali. Që nga ai moment, gjendja e saj vetëm u përkeqësua, me një rritje të dukshme të vetëlëndimit.

Ajo vdiq një ditë pas ekzorcizmit të saj të fundit, më 1 korrik 1976. Ajo peshonte vetëm 31 kilogramë, pavarësisht se ishte e gjatë 1.66.

Menjëherë u hap një hetim dhe nëna dhe babai i vajzës u hetuan për vrasje nga pakujdesia. Prindërit dhe dy fetarët përgjegjës për ekzorcizmin u dënuan me gjashtë muaj burg secili.

Gjykatësi njohu një ulje të ndjeshme të aftësisë së të kuptuarit të të akuzuarit, duke qenë se “ata besonin fort në ekzistencën fizike të djallit”. Në filmin “Kryqëzimi” u treguan disa episode të fundit të ekzorcizmit në Rumani.