Për herë të parë është prodhuar oksigjen në platetin Mars, siparfaqja e të cilit përmban 95% dioksid karboni. Lajmin e konfirmoi NASA, që saktësoi se gjithçka u bë e mundur falë mjeteve që ka patur me vete sonda Perverance e dërguar në këtë planet një muaj më parë.

Aparatura e quajtur Moxie (Mars Oxygen in-situ Resource Utilization Experiment) arriti të prodhojë 5 gram oksigjen, të mjaftueshme që një person të marrë frymë për 10 minuta. Moxie është në gjendje për të prodhuar oksigjen deri në 10 gram/orë.

Kjo teknologji është vetëm në hapat e saj të parë, por mund të krijojë mundësinë e madhe në të ardhmen për të transformuar fantashkencën në realitet”, u shpreh NASA.