Më shumë se 6 mijë raste të reja në 24 orët e fundit dhe një trend në rritje i personave të infektuar me koronavirus, ka detyruar qeverinë holandeze të shtyjë “lockdown” deri më 9 shkurt.

Karantina e vendosur që në dhjetor duhej të përfundonte më 19 janar, por situata jo e mirë në gjithë vendin ka detyruar kryeministrin Mark Rutte të marrë këtë vendim.

Deri më tani, në Holandë janë regjistruar gati 900 mijë raste me persona të infektuar me Covid-19, nga të cilët 16.700 kanë humbur jetën.

Në Holandë ekziston frika e rritjes së raste me variantin angelz të koronavirus. “Kjo masë ishte e pritshme, duke parë situatën e ditëve të fundit”, tha Rutte, ku konfirmoi zgjatjen e “lockdown” deri më 9 shkurt.