Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë mes Holandës dhe Ukrainës.

Një rezultat i mirë për ukrainasit, duke parë se holandezët kanë patur disa raste për të kaluar në avantazh.

Dy më të rrezikshmit janë krijuar nga Depay dhe Wijnaldum.

I pari ka bërë një aksion spektakolar individual në minutën e dytë, por është ndalur në momentin më të bukur nga portieri Bushchan.

I dyti ka lëshuar një goditje të fortë në minutën e 39-të, por numri 1 i ukrainas ka treguar klasin e tij duke e ndaluar gjuajtjen me një lëvizje të dorës.