Është prezantuar motori Honda HRC213V, që do të garojë në botërorin 2021 të MotoGP. Motori japonez do të pilotohet nga spnjollët Marc Marquez dhe Pol Espargaro. Gara e parë sezonale do të jetë më 28 mars, por ende nuk dihet nëse Marquez do të jetë në pistë atë ditë, për shkak të rikuperimit nga 3 operacionet që kreu gjatë vitit të kaluar në shpatull.

Marquez, që nuk garon prej 7 muajsh, ishte gjatë prezantimit të motorit Honda, ku u shpreh: “Jam më mirë, por duhet t’i bëj hapat një e nga një. Rikuperimi po ecën mirë dhe sa herë që vizitohem marr lajme të mira. Gjithsesi, duhet të dëgjoj trupin tim dhe të shtoj gradualisht shkallën e stërvitjes. Nuk di të them se kur do të rikthehem në pistë dhe këtë gjë nuk e dinë as doktorët”.