Këngëtarja shqiptare, Ledi Vokshi, shumë vite më parë bëri bujë në industrinë muzikore, për shkak të estravagancës së saj. Sot, ajo është në Amerikë, ku është martuar dhe ka dy fëmijë.  E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Ledi tregoi se sfidat që i janë dashur të kalojë kur bënte këngë.

“Sfida ime e parë ka qenë ardhja ime në Shqipëri për investuar në industrinë e muzikës. Ideja ka qenë gjithmonë që të vazhdoja për muzikën klasike. Edhe fillova të merrja leksione nga Merita Halili, në mënyrë që të ruaja atë gjuhën shqipe.

Tregu nuk ishte aq i hapur sa është sot dhe nuk kisha njerëz të më ndihmonin, menaxherë që të më tregonin. Këtu nuk të ndihmojnë, nuk të hapin derën, nuk të japin kontakte, i marrin vetëm për vete. Unë isha pak e guximshme për kohën. Unë e dashuroja muzikën, por bëja gjithçka vetë, menaxhimin vetë, këndoja, gjithçka.

Nuk mendoj që të rikthehem në muzikës momentalisht. Unë kam qenë gjithmonë ajo delja e zezë dhe gjithmonë bëja atë çfarë më thoshte truri im. Zëri im dëgjohet më shumë nëse unë flas dhe jo kur këndoj”, u shpreh këngëtarja shqiptare.