Ka disa zakone që karakterizojnë ditët tona dhe nga të cilat e kemi shumë të vështirë të ndahemi. Mes këtyre është edhe konsumimi i kafesë ose çajit. Megjithatë, jo të gjithë e duan njërën ose tjetrën dhe zakonisht ka disa preferenca. Horoskopi dhe Yjet na zbulojnë nëse për çdo shenjë është më i përshtatshëm çaji ose kafeja.

DASHI – Kësaj  shenje i pëlqejnë shijet e forta dhe  të vendosura. Kështu, jo vetëm mund të pohojë se preferenca është kafeja, por mund të thuhet edhe se njerëzve të kësaj shenje u pëlqejnë pijet më të forta dhe më të hidhura.

Dita juaj nuk mund të nise pa një  dozë të vogël kafeine që të të japë  energjinë e duhur për ta nisur në mënyrën më të mirë çdo aktivitet.

DEMI – Nëse janë të një cilësie të mirë, ju shijoni me dëshirë çajin dhe kafenë, por zakonisht i jep përparësi kafesë sepse të bën më pak dembel dhe  më reagues.

BINJAKËT – Nuk ju duhet  kafeja për t’u zgjuar në mëngjes sepse  zakonisht jeni shumë aktiv dhe viheni menjëherë në lëvizje. Preferoni një filxhan me çaj të nxehtë sepse jeni të kujdesshëm për gjërat që fusni në trup dhe, nëse keni mundësi, i jepni përparësi një ushqimi të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

GAFORRJA – Nuk do të hiqni kurrë dorë nga zakoni i konsumimit të një filxhani çaji pasdite. Natyrisht, çdo filxhan çaji duhet të shoqërohet me një biskotë ose një fetë tortë në shtëpi. Ëmbëlsia është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës tënde.

LUANI – Një kafe e ftohtë ju dhuron sigurisht më shumë emocione se një filxhan çaj. Jo vetëm ju pëlqen kafeja për shijen e saj, por mendoni se ju jep një marsh më shumë për ditën. Kjo është arsyeja pse shpesh merrni në sasi të mëdha. Një zgjidhje për të shmangur që të ndiheni keq mund të jetë konsumimi i kafesë pa kafeinë.

VIRGJËRESHA – Mendoni se, me dozat e duhura, si kafeja ashtu edhe çaji mund të jenë të dobishëm për të të bërë më aktiv gjatë ditës. Megjithatë, mes të dyjave, kafeja është sigurisht ajo që të jep më shumë varësi dhe nuk mund të hiqni  dorë nga zakoni i kafesë sapo zgjoheni. Natyrisht, e merrni pa sheqer.

PESHORJA – Mund të ketë qenë  një i shenjës s ë Peshores që ka shpikur zakonin e çajit në orën 5 të pasdites. Nuk e pini kur është shumë i nxehtë, por as kur është ftohur. Juve ju pëlqejnë rrugët e mesme.

AKREPI – Çaji nuk është i lejuar në shtëpinë tuaj, me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për një çaj me një shije të veçantë. Gjithsesi, preferenca juaj është kafeja. Është e rëndësishme që ta pini ku është e nxehtë.

SHIGJETARI – Gjatë udhëtimeve të shumta që bëni, keni patur sigurisht mundësinë të zbuloni shumë përzierje çaji me shije ekzotike të veçanta. Mes çajit dhe kafesë, ju nuk keni dyshime për të parën dhe ju pëlqen çaji i ftohtë me akull dhe i shoqëruar me ndonjë fetë limoni ose portokalli.

BRICJAP – Makina e kafesë është një ngë elektroshtëpiaket që përdorni më shpesh dhe nuk do të bëje dot pa të. Për të përballuar ritmet e punës, ju duhen të paktën dy ose tre kafe në ditë.

UJORI – Sigurisht, kafeja nuk është një nga preferencat e juaja. Megjithatë nuk jeni kundër eksperimenteve me çajin. Ju pëlqen të eksperimentoni përzierje të ndryshme, edhe nga shijet më të pazakonta. Filxhanët tuaj janë gjithmonë të veçantë.

PESHQIT – Një filxhan çaji është më tërheqëse për ju se sa një kafe dhe nuk keni dyshim mbi preferencën tuaj. Para se të shkoni në krevat, zakoni juaj është të përgatisni një çaj me kamomil.