Nga viti 2016 deri në vitin 2017, industria e turizmit në Zvicër mirëpriti një nga shtesat më tërheqëse në listën e gjerë të shërbimeve dhe hoteleve luksoze të vendit.

Bëhet fjalë për një hotel pa tavan, dyer e dritare…; projektuar kryesisht si një instalacion arti nga artistët zviceranë Frank dhe Patrik Tiklin, në bashkëpunim me partnerin e tyre dhe ekspertin e mikpritjes Daniel Charbonnier.

Hoteli pa mure apo çati përmban vetëm një shtrat nën qiellin e verës zvicerane me pamje spektakolare të natyrës alpine.

Pas dy sezoneve të suksesshme verore me më shumë se 4.500 kërkesa rezervimesh në listën e pritjes, ky lloj hoteli po shndërrohet në më të preferuarin e zonave alpine zvicerane të Wildhaus e Toggenburg.

Ekzistojnë tri suita të vendosura në peizazhin piktoresk, me “shërbëtorë” modernë që janë aty për të ndihmuar, për të mirëpritur mysafirët dhe për të sjellë mëngjesin.

Si emergjencë për motin e keq ekziston ka akomodim alternativ në vend, një dhomë hoteli në një “kasolle” alpine ose një shtëpi ferme e vjetër.

Në mars 2017, një raport nga këshilli botëror i udhëtimit dhe turizmit (WTTC) identifikoi se industria globale e mikpritjes krijoi 7.6 trilionë dollarë (10.2% të PBB-së globale) dhe 292 milionë vende pune më 2016, ekuivalente me 1 në 10 vende pune në ekonominë botërore.

Zvicra është gjithashtu përgjegjëse për prodhimin e gjeneratës së ardhshme të pionierëve në këtë lloj industrie me 4 nga 10 universitetet më të mira aktuale të mikpritjes në botë.

Ky lloj turizmi ofron pasqyrë interesante dhe ballafaqimi me strategjinë tipike të asaj që po konsolidohet si përvojë e suksesshme hotelerie dhe mjaft tërheqëse për turistët.