Stefano De Martino dhe Belen Rodriguez janë një nga çiftet më të përfolur të botës rozë në Itali kohët e fundit. Disa foto gjatë muajve të fundit kanë sjellë dyshimet për një ribashkim të çiftit, por asgjë nuk ishte konfirmuar.. deri sot.

Ka qenë vetë modelja e njohur që ka konfirmuar zyrtarisht zërat për një ribashkim të çiftit, duke publikuar foton e tyre të parë pas ribashkimit.

Ajo ka postuar një foto ku Belen dhe Stefano shihen duke shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin, teksa ky ribashkim ka sjellë edhe lumturinë e fansave, të cilët nuk kanë ngurruar të komentojnë në foton e tyre.

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë kapur disa herë mat nga paparacët në ambiente të ndryshme. Ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë. Çifti janë prindër të një djali, Santiago De Martino.

Pas ndarjes nga Stefano, Belen krijoi lidhje me Antonino Spinalbese me të cilin ka edhe një vajzë, Luna Mari. Ajo i dha fund marrëdhënies me të, teksa tashmë është rikthyer sërish në krahët e ish-bashkëshortit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maria Belen (@belenrodriguezreal)