Për të duhet të ishte dita më e lumtur, por në fakt ishte një ditë e zezë. Ylli i “X Factor”, Tom Mann, humbi partneren e tij, Danielle Hampson ditën kur do të martoheshin. Në një postim në Instagram, Tom ka shpërndarë një foto të tij duke puthur Danielle, duke shkruar:

“Pothuajse tri javë nga ajo që do të mbetet gjithmonë dita më e keqe e jetës sime. Ende në tronditje dhe ende pa fjalë, Dani im i bukur është një humbje e papërshkrueshme.

Asgjë nuk mund të thuhet apo bëhet, por unë duhet të pranoj sasinë e madhe të dashurisë, mirësisë dhe mbështetjes që Bowie, familja e Danit, familja ime dhe unë kemi marrë.

Në këto kohëra më të errëta, është jashtëzakonisht e vështirë të ndjesh diçka tjetër përveç trishtimit, e lëre më mirënjohjen, por ne kemi gjetur disa momente të ndjesisë së atij bashkimi dashurie që ka ardhur nga larg e gjerë për Danin tonë. Ajo ishte më e mira nga më të mirat, dhe kjo është dëshmi për të”, shkroi Tom Mann.