Ylli i Borussia Dortmund dhe me një të kaluar të lavdishme te Bayern Munich dhe kombëtarja e Gjermanisë.

Mats Hummels, mbrojtësi 32-vjeçar i verdhezinjve, ka folur për SportBild në lidhje me atë që mund të jetë e ardhmja e tij në fund të kontratës aktuale.

“Kontrata ime skadon në vitin 2023, do të luaj akoma edhe dy vite e gjysmë. Më pas mund të ndodhë gjithçka, duke përfshirë edhe tërheqjen. Kur koka thotë jo, duhet dëgjuar”, ka thënë Hummels.

Në lidhje me yllin e ri të Dortmund, Youssoufa Moukoko:

“Është shumë i mirë që tani. Kam luajtur me Toni Kroos, Mario Gotze dhe Christian Pulisic kur ishin 16 ose 17 vjeç, dhe Youssoufa është sigurisht një nga më të mirë me të cilët kam luajtur në atë moshë”.

Një krahasim aspak keq për të riun e verdhezinjve, i cili duket se ka një të ardhme të shkëlqyer përpara.