Shqipëria humbi mbrëmë 2-1 në Izrael duke i dhënë përfundimisht fund ëndrrës për vendin e parë në grup.

Kapiteni Elseid Hysaj në intervistën pas ndeshjes për Tv Klan, është shprehur se lojtarët e rinj nuk kanë të njëjtën ndjenjë me fanellën si futbollistët e vjetër dikur.

“Kjo është e vërtetë. Ndihem më mirë në krahun e djathtë, edhe në Itali kam kaluar në krahun e djathtë dhe po luaj më mirë aty se në të majtë.

Mungon ajo dëshira e madhe që kishim ne dikur. Lojtarët e rinj tani nuk luajnë si ne të vjetrit dikur. Ne lojtarët e vjetër jepnim e ndjenim më shumë fanellën.

Jepnim maksimumin në fushë, edhe nëse humbnin. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Edhe unë pyes veten pse ndodh kjo. Mungon ai entuziasmi në dhomën e zhveshjes”, tha Hysaj.

Gjithashtu ai pranoi edhe gabimet që ka bërë vetë në këtë ndeshje që ishin të shumta dhe tani është koha të reflektojë për të vendosur çfarë do bëjë në ndeshjet e ardhshme.