Kapiteni Elseid Hysaj ka dalë për krah trajnerit Edi Rejës në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes kundër Izraelit.

Shkodrani nuk i trembet Izraelit dhe kërkon nga shokët e skuadrës që të bëjnë cdo gjë që iu kërkon trajneri Reja dhe të japin maksimumin.

“Po normal që kemi ardhur këtu për pikët. Nëse dalim pa pikë këtu, do të jetë e vështirë për objektivin tonë. E dimë se është e rëndësishme dhe çunat i kemi gati për këtë punë.

Ndryshimi i skemës? Jemi të gjithë të rritur dhe profesionistë. Nëse trajneri do të ndryshojë skemën, ne duhet të jemi të gatshëm. Kjo është një zgjedhje që do të bëjë trajneri, ai e di më mirë këtë gjë.

E dijnë gjithë çunat që është një ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet të jemi 100 përqind të përqëndruar për këtë ndeshje dhe pastaj të mendojmë për sfidën e ardhshme. Kemi pasur dhe dëmtime, por çdo lojtar që ka ardhur në këtë grumbullim do të tregojë vlerat e tij.

Mungesat? Edhe më parë ka ndodhur që ka pasur mungesa. Ne jemi një grup, s’kemi futbollistë që mund të marrin për dore grupin. Vlerat tona i dijmë dhe shpresojmë t’i tregojmë”, tha Hysaj.