E ardhmja e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, është e vendosur tashmë. Shkodrani do të largohet nga ekipi i Napolit në fund të sezonit, pasi nuk ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit për të rinovuar.

Lojtari i kombëtares shqiptare u përkrah fillimisht nga trajneri Gattuso, por mungesa e firmës ka ndikuar dhe te minutat e tij të lojës. Ai nuk po aktivizohet dhe në ndeshjen e fundit të humbur kundër Spezzias qëndroi në stol.

Spartaku i Moskës mbetet ekipi favorit për të siguruar shërbimet e lojtarit. Hysaj pritet të ketë një kontratë milionere prej 2.7 milion eurosh. Një shifër e tillë nuk mund të anashkalohet nga lojtari i kombëtares sonë.