Prodhuesi japonez i makinave, Huyndai, ka paraqitur projektin më të ri për sa i përket makinave elektrike sportive. N-Vision 74 do të  fuqizohet nga hidrogjeni dhe bateritë.

Nga ana e performancës ky koncept do të lërë për të dëshiruar, me një shpejtësi maksimale prej 249 km/h, kjo e fundit është jo e mjaftueshme, duke u nisur nga fakti se qelizat e hidrogjenit të kombinuara me bateritë do të prodhojnë rreth 670 kuaj fuqi.

Për sa i përket sistemit të drejtimit Hyundai ka vendosur të përqëndrojë fuqinë e makinës në diferencialin e pasmë, nga ku secila gomë do të pajiset me motorrë 235kw.

“Ana pozitive” e makinave elektrike është rangu i lëvizjes me 1 karikim të vetëm, përveç faktit që nuk prodhojnë ndotje mjedisore. Në krahasim me prodhimet e deritanishme të makinave të ligjshme në rrugë, N-Vision do të vendosë standart tjetër, dhe pritet të përshkojë 600 km me 1 cikël karikimi.

Emri i konceptit vjen nga viti 1974, kur Hyundai paraqiti The Pony Coupe, model i cili nuk arriti të kalonte në linjën e prodhimit.

Ajo çka bën interesante N-74 për entuziastët e makinave është ndërthurja e klasikes me teknologjinë moderne. Viti 2023 pritet të sjellë projekte të tjera të Hyundai N, që përfaqëson kompaninë e performancës së lartë, ku përfshihet dhe Ioniq 5-N. Gjasat që ky koncept të arrijë linjën e prodhimit janë të pakta, por ndoshta Huyndai do të rimishërojë klasiken në kohë moderne.