Postimet e kengetares se njohur Fifi për familjen e saj, nuk jane te rralla… Sidomos postimet që tregojnë lidhjen e ngushtë që artistja ka me familjen e saj. Dhe diten e sotme në shtëpinë e Fifit ka festë.
I ati i saj feston ditëlindjen dhe sigurisht që në këtë datë nuk kishte se si të mungonte një urim i bukur i Fifit për babain e saj.
“Urime ditëlindjen babalushi jem. Urime o njeriu që më bën të frenoj kur marr malet dhe që më mësove të kërkoj falje kur jam gabim.
Urime o njeriu që më bën të kuptoj që jeta është po aq e shkurtër sa edhe e gjatë. Urime o babalushi jem! I vetmi njeri që më bën të pendohem dhe të ulë kokën kur e menderos. Urime o njeriu më i drejtë në këtë botë.
Ti je arsyeja pse unë respektoj meshkujt! Të dua Avni Raci deri sa të vdes,” shkroi kengetarja Fifi në postimin e saj ne rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram