Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Why Not”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe është ndalur edhe te eksperienca e saj në “Big Brother VIP”.

Beniada tha se paratë nga BBV i ka marrë dhe disa prej tyre i ka shpenzuar. “I mora i mora. Patjetër. Shumë korrekt. Rrush e kumbulla i bëra. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë”, tha Beniada

Por nëse do ta ftonin si opinioniste, a do të shkonte Beniada? “Po pse jo, do të bënim super gallat. Me komentet e mia me këtë gjuhën gjysmë shqipe gjysmë italishte i kisha fut një muzikë tallava.

Do ta kisha bërë sepse për mua Big Brother ka qenë një super eksperiencë. Nuk e shikoj veten si opinioniste por do të ishte një eksperiencë shumë funny”, tha Beniada për Ora News.