Sot është një ditë tepër e veçantë për Adelina Tahirin, këngëtaren e njohur shqiptare!

Në familjen e saj ka festë sepse Jon, djali i Adelinës mbush katër vjeç!

Ditëlindja e tij duket se e ka bërë tepër emocionale këngëtaren, e cila e ka uruar në një mënyrë shumë të bukur në rrjetet e saj sociale.

Përmes disa fotove të Jon-it, ajo ka shkruan se falenderon zotin që e ka afër dhe që i ka zbukuruar asaj jetën.

Adelina tregon se ndihet mjaft krenare për të, ndërsa publikisht i premton se do të jetë gjithmonë afër tij, në çdo moment të jetës.

“Jeta Mamit! Urime ditëlindjen dhe gjithë të mirat e kësaj bote të dëshirojmë. Falenderoj Zotin çdo ditë për ty që të kam dhe që më zbukurove jetën. Do jemi gjithmonë afër teje dhe në ngritjet e tua, në uljet e tua. Dhe kur duhet dikush të t’i fshi lotët prapë unë do të jem aty, dhe në gëzimet dhe sukseset e tua unë prapë do të jem aty. Gjithmonë nëna më krenare për ty! Tputh pa fund Mami ❤️Urime Ditelindjen Jon. Te don Tate” – shkruan në urimin e ëmbël Adelina Tahiri, duke emocionuar të gjithë ndjekësit.