Sot është një ditë feste në familjen e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës. Gëzimi i tyre i parë, Joeli, feston sot ditëlindjen e tij të 9-të.

E me këtë rast kaq të veçantë, nuk kanë munguar as urimet e mamit dhe babit, që i kanë kushtuar urimet më të ngrohta birit të tyre të vogël.

Përmes një postimi në Instagram, Ermali i uron të birit jetë të gjatë. “Mu deshën 9 Vite të shoh që ky Kingu përveç dashurisë që rrezaton ka dhe një shenjë afër mëndjes që është një zemër. Jetë të gjatë dhe me shëndet gëzimi ynë i parë’’ – shkruan aktori i njohur, që na zbulon kështu përmes fotos edhe detajin e veçantë në fytyrën e të birit.

Sakaq, edhe mami Ami nuk i ka kursyet fjalët për Joelin. “Gëzimi im Joel që me dhe për herë të parë emrin MAMI ,sot je 9 vjec! Mezi pres të të shoh teksa rritesh në rrugetimin tënd të bukur në jetë! Të dua sa nuk tregohet”, shkruan Amarda Toska në Instagram.