Ajo është një nga gazetaret dhe moderatoret më të dashura në Shqipëri. Bëhet fjalë për Fatma Haxhialiun, e dalluar për artikulimin e saj dhe shkakthtësinë që përcjell në programe të ndryshme.

Prej gati një viti, Fatma është bërë pjesë e panelit të emisionit ‘Goca dhe Gra’ në Top Channel, ku e shohim të japë opinionet e saj mbi tema të ndryshme.

Mirëpo, nëse nuk e dini ende, Fatma, edhe pse nuk duket, është e martuar dhe është mami e një djali, Kian, i cili feston ditëlindjen ditën e sotme.

Një ditë mjaft e veçantë për mami Fatmën, e cila është tepër e lidhur me të birin dhe këtë e tregon edhe përmes postimeve në rrjete sociale.

Gazetarja i ka dedikuar disa fjalë mjaft të ndjera të birit në këtë ditë lindje për të. ‘Sfidoji të gjitha dallgët dhe ditët me shi o dielli im. Shkëlqe dhe bëje jetën tënde dritë e ndriçofsh çdo ditë e më fort’ – shkruan Fatma Haxhialiu.