Në familjen e këngëtarit Elton Deda ka pasur festë pasi djali i tij festoi ditëlindjen ditën e djeshme. Fjord mbush 17 vjeç e në këtë ditë të veçantë për të, Eltoni vendosi ta urojë publikisht.

Këngëtari postoi në rrjete sociale një urim shumë emocionues, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve të tij, të cilët bënë urimet e tyre.

“I dashuri, biri im, Fjord! Në këtë 17 vjetor që e ke sot do doja të të thoja shumë gjëra. Në publik madje. Aty ku fatkeqësisht çdo gjë merret për dobësi dhe injoranca mbizotëron pa marrë parasysh ndjenjat. Do doja të të sqaroja hipokrizinë dhe servilizmin, analfabetizmin dhe shtirjen, të të jepja disa këshilla por jam i pafuqishëm.

Do jetë nga ato bisedat tona të gjata, kur ti më shpartallon me sinqeritetin tënd gjithmonë. Aty ku poezia merr fund në këtë dashuri pakushte, kur ti thërrite për herë të parë në këtë botë. Në një spital, me tët’ëmë e ngujuar 24 orë pas një sërumi i varur në një copë hekuri duke të parë ty, një kerthi i vockël mes lotësh.

Tashmë ti je bërë burrë, dashuron, je i madh, ke planet e tua për jetën, madje edhe më ngushëllon kur kam patur momente të vështira.

Nuk dua të të jap asnjë këshillë biri im. Je akoma i pastër e pa mëkate. Por edhe kur ti besh, merri përgjegjësitë me vërtetësi dhe me besim. Të tjerat kur të flasim. Sot, gëzoju ditëlindjes. Të dua shumë biri im!,”-shkruan Deda në profilin e tij në Facebook, këtë urim mjaft të veçantë.