Nolan Sol, bekimi i parë i moderatores së njohur Dojna Mema dhe këngëtarit Vlashent Sata për pak ditë bën një muaj.

Edhe pse ende nuk e kemi parë fytyrën e tij të ëmbël, Dojna na ka ndarë herë pas here foto të ndryshme të të birit në rrjete sociale.

E si gjithmonë, me këto foto ajo ka ëmbëlsuar të gjithë ndjekësit e saj, ashtu siç ka bërë edhe së fundmi, kur ka publikuar të tjera foto të Nolan Sol-it.

Në një prej tyre, vogëlushi shihet teksa po fle, ndërsa për fytyrën e tij është kujdesur mami Dojna që ta mbulojë, e në foton tjetër, Nolan është duke fjetur në krahët e saj.

Ky duket si një moment që Dojna e shijon së tepërmi, pasi asaj i qeshin edhe sytë në këtë foto, teksa e mban në njërën dorë, e në tjetrën kujdeset që këtë kujtim ta ruajë përgjithmonë edhe përmes një fotoje.