Moderatorja e dashur shqiptare, Dojna Mema prej disa javësh është bërë nënë e një djali për herë të parë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Nolan Sol.
Ky rol i ri si nënë duket se po i shijon shumë Dojnës, e cila është kthyer në një nga personazhet më aktivë në rrjete sociale, por edhe shumë të komentuar në median rozë.
Dojna publikon shumë momente nga jeta e saj e re, teksa i përfshirë në postimet e saj është tashmë edhe Nolan Sol.
Ky i fundit, edhe pse ende nuk ka mbushur tre javë që ka lindur, duket se po “ia nxin jetën”, mami Dojnës, e cila ka vendosur ‘të ankohet e të qajë hallet’ me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo ka publikuar një foto të të birit, nga mesi e poshtë, teksa shkruan mbi të hallin që ka çdo mami e re.
“E ndërron, e lan..sa i vë pelenën bën prap k*kën. E heq për ta pastruar prap, të bën ç*çin në fytyrë. #momlife ” – shkruan Dojna mbi foto, duke shkaktuar vërtetë të qeshura dhe duke shprehur një të vërtetë të hidhur.