Një episod i veçantë është verifikuar gatë ndeshjes Borussia Dortmund-Hoffenheim, kur një aksion i skuadrës mike është ndërprerë nga futja në fushë e një djaloshi që donte të merrte pjesë në lojë.

Tifozi i vogël ka qenë protagonist në ndeshjen e Bundesliga-s të luajtur të premten në mbrëmje, e fituar 1-0 nga verdhezinjtë me gol të Reus, dhe ka pasur momentin e tij të lavdisë pasi ka përqafuar edhe idhullin e tij Jude Bellingham.

Menjëherë më pas djaloshi është shoqëruar jashtë fushës nga vetë futbollisti, i cili ia ka hequr nga duar e forcave të sigurisë me një përqafim.

Arsyeja e futjes në fushë, përveçse për të parë nga afër Bellginham ka qenë ajo që të provonte të merrte pjesë në ndeshje:

“Nuk doja të futesha në fushë për të ndërprerë lojën, doja të merrja pjesë në ndeshje”, ka thënë tifozi i ri, i cili ia ka arritur qëllimit.