Opinionisti i programit ‘Përputhen’, Arjan Konomi zbuloi së fundmi nëse është i dashuruar apo jo. I ftuar në emisionin e binjakëve Veshaj, ‘Më lër të flas’, ai ka folur për herë të parë për marrëdhënien e tij dashurore.

I pyetur nga Romeo nëse zemra e tij rreh për dikë, duke qenë se ai është edhe opinionist në një program dashurie, Arjani u mundua t’i shmangej pyetjes duke treguar një histori të shkurtër.

‘Është si të shtrohesh në një spital të të sëmurëve mendorë dhe një pacient t’i thotë doktorit: Ti nuk mund të më shërosh sepse nuk ke qenë ndonjëherë i shtruar në psikiatri’ – tha Arjani, duke u munduar t’i shmanget pyetjes, por Romeo insistoi sërish duke e pyetur:

‘Arjan, kush ta prish gjumin natën?’, teksa opinionisti iu përgjigj shkurt dhe pastër me vetëm një fjalë: Askush! – tha Konomi në emisionin ‘Më lër të flas’ që transmetohet çdo të shtunë në Top Channel.