Endrik Beba është një artist mjaft i njohur në Shqipëri, veçanërisht si solisti i grupit “Urban Band”, një grup që prej vitesh është pjesë e tregut muzikor shaiptar. Veç karrierës muzikore, duket se edhe jeta personale po i shkon më së miri Endrikut, i cili ka zyrtarizuar lidhjen e tij të re për fansat e tij.

Mesa duket, këngëtari ka hedhur pas krahëve historinë e tij të vjetër të dashurisë, duke na prezantuar me partneren e tij të re, e cila nga foto e publikuar nga Endriku, është një vajzë brune dhe shumë simpatike.

Artisti ka qenë i martuar më herët dhe nga kjo martesë ka edhe një djalë.  Gjatë një interviste të bërë së fundmi në emisionin “Ditë pas Dite”,  Endrik nuk e ka përmendur në asnjë moment ish-bashkëshorten e tij, madje tregoi se me djalin e tij merret më së shumti mamaja e tij.

E ndjek dhe unë djalin por më shumë merret nëna ime, e cila e merr në shkollë dhe mësuesit thonë që është shumë fëmijë i edukuar”, u shpreh këngëtari në emisionin “Ditë pas Dite”.