Kledi Kadiu është një nga balerinët më të njohur shqiptarë që karrierën e tij e ka zhvilluar në Itali.

Prej disa javësh, është mësuar se Kledi do të rikthehet sërish në Shqipëri, kësaj radhe do të vijë si kryetar i jurisë së spektaklit të kërcimit ‘Dancing With The Stars’ që do të vijë së shpejti në ekran.

Ka qenë vetë Kledi ai i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, përmes një interviste të dhënë për emisionin e mëngjesit ‘Ëake Up’ në Top Channel përpara disa ditësh.

Sakaq, balerini shqiptar ka qenë i ftuar edhe në një emision në Itali, në një nga televizionet më të mëdha, ‘Rai 1’. Ai ka folur për eksperiencën e tij të re në ‘Dancing With The Stars’,teksa përmes një video të shpërndarë në rrjete sociale nga emisioni, ai bën një falënderim për stafin e Top Channel.

‘Do të jem kryetar jurie në ‘Dancin With The Stars’, është një eksperiencë e re. Mund të falënderoj në shqip? ‘Falënderim dhe një përshëndetje shumë të madhe gjithë stafit të Top Channel për Dancing With The Stars’ – thotë Kledi Kadiu në ‘Oggi e un altro giorno’